“Jam i bllokuar në Spanjë, një ditë desh më burgosën”, rrëfehet Vasil Shkurtaj

schedule16:17 - 30 Mars, 2020

schedule 16:17 - 30 Mars, 2020

Sulmuesi i Kukësit, Vasil Shkurtaj, vendosi të shkojë në Spanjë për të kryer terapi, por për fat të keq, Koronavirus u përhap kudo dhe fluturimet u anuluan. Shkurtaj ka mbetur i bllokuar në Spanjë dhe për Fan Zone në Supersport, tha:

“Nuk mund të kthehesha dot, prandaj mora vendimin të vij në Spanjë dhe të bëj këtu terapinë. Po bëj terapi normale, pastaj u bllokuan të gjitha. Preva biletë për tu kthyer, por u anuluan të gjitha fluturimet. Në këto momente, kam ngelur këtu.

Para tri ditësh, kisha dalë për vrap, kisha dalë vonë natën pas orës 11. Më ndaloi policia dhe më falën vetëm se isha i huaj, por nuk më falin më. Mund edhe të më burgosnin.

Rikuperimi? Po përpiqem të bëj më të mirë, duke bërë ushtrime në shtëpi në komunikim me doktorin. Unë duhet të bëj vrap, gjë që është e pamundur. Përpiqem që të bëj ushtrime në shtëpi. Kam folur edhe me presidentin e Kukësit, edhe me lojtarët kam folur thuajse çdo ditë.

Shëndeti është parimor, futbolli shpresoj të rikthehet sa më shpejt. Por shëndeti është kryesori. Diferenca me Tiranën? Ne kemi shumë besim, mund të rikuperojmë pikë. Patjetër që dua të dal edhe golashënues, është një ccmim individual që dua ta fitoj. Por më shumë dua kampionatin me ekipin”, tha Shkurtaj./abcnews.al

 

Shkurtaj në Fan Zone

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!