“Jam ende e emocionuar”, Presidentja e KE publikon videon

schedule22:49 - 17 Shkurt, 2020

schedule 22:49 - 17 Shkurt, 2020

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen vijon reagimet e saj pas mbylljes së Konferencës së Donatorëve në kuadër të ndihmës ndaj Shqipërisë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Përmes një postimi në Twitter, presidentja e KE shkruan se është e emocionuar pasi gjatë Konferencës së Donatorëve Shqipërisë iu dhanë 1.15 miliardë euro në formë grantesh, programesh apo huash.

Këtë të hënë ajo ka theksuar se mbledhja e një shume të tillë në Bruksel është tregues i solidaritetit të komunitetit ndërkombëtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!