“Jam bërë frikacak” Xhafo “trimave”: Të jesh neglizhent ndaj Covid-19, e pafalshme për këdo!

schedule19:04 - 6 Gusht, 2020

schedule 19:04 - 6 Gusht, 2020

Duke raportuar “live” nga Korça gazetarja e Abc News Ledjona Xheladinaj u shpreh se banorët e qytetit juglindor nuk i respektojnë si duhet masat anti-Covid.

Nisur nga kjo situatë, gazetari Endri Xhafo, duke treguar se me vete mbante maskën dhe xhelin dezinfektues, u shpreh se të gjithë duhet të jemi sadopak “frikacakë” e të mos vënë bast me jetën tonë.

Të jesh neglizhent apo i pavetëdijshëm në këtë situatë,sipas tij, është e pafalshme për këdo.

“Unë për vete jam bërë pak frikacak. Dhe, nuk besoj se është keq të them se jam frikacak. Unë kam këtu një maskë dhe kam këtu poshtë një xhel duarsh. Të gjithë ata që mendojnë se janë trima, apo që mendojnë se ky virus nuk ekziston… Nuk duhet të bëhemi kaq shumë  trima. Nuk e di nëse ka njerëz që do të donin të vinin bast për jetën e tyre.  Ne kemi shumë raste aktive në vend, sot numri i tyre është 3155 dhe nga këta vetëm një pjesë janë në spital. Por, unë nuk do të vija bast me jetën time..Por të jesh kaq i pavetëdijshëm apo neglizhent kjo është e pafalshme për këdo,” u shpreh Endri Xhafo. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!