Jahtet dhe kroçerat do të lejohen të qendrojnë në porte vetëm për këto arsye

schedule19:28 - 2 Prill, 2020

schedule 19:28 - 2 Prill, 2020

Përmes një shënimi në facebook, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se jahtet dhe kroçerat do të lejohen të qendrojnë në port vetëm kohën e furnizimit me naftë, ujë dhe ushqime.

Ato nuk lejohen të qendrojnë më gjatë, pasi s’duhet të bllokojnë kalatat e portit për anijet tregtare të furnizimit të mallrave.

Njoftimi:

Agjensive Detare

Duke ju referuar kerkesave te anijeve te kenaqesisë, jahteve dhe Kroçera urdheroj :

1-Do te lejohen jahte dhe kroçera te qendrojnë ne porte dhe në rada vetem per kohen e furnizimit te tyre me nafte, ujë ose ushqime.

2-Asnje jaht apo Kroçerë nuk do lejohet të qendrojë në porte me gjatë se koha e furnizimit për te mos bllokuar kalatat e portit per anijet tregtare të furnizimit te mallrave.

3-Ky urdher hyn në fuqi menjeherë dhe do zbatohet me rigorozitet nga auturitetet.

Mos zbatimi i urdherit i ngarkon me pergjegjesi administrative dhe ligjore.

Drejtoria e Pergjithshme Detare/abcnews.al