Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Izraeli: Trupat e kthyer nga Hamasi nuk janë të pengjeve izraelite

schedule12:02 - 1 Nëntor, 2025

schedule 12:02 - 1 Nëntor, 2025

Mbetjet më të fundit mortore të dorëzuara nga Hamasi në Izrael nuk i përkasin asnjërit prej pengjeve të zhdukura, njoftoi ushtria izraelite të shtunën.

Hamasi është grup militant palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera.

Sipas ushtrisë izraelite, mbetjet e tre trupave, të cilat u transferuan tek Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) të premten në mbrëmje, u ekzaminuan nga një institut mjekoligjor në Izrael.



Në të kaluarën, dorëzimi i mbetjeve mortore që më vonë rezultonte se nuk i përkisnin pengjeve, ka shkaktuar zemërim në Izrael. Qeveria izraelite nuk ka folur për pasojat e mundshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!