Izraeli sërish sulme në Bejrut, në shënjestër komandanti i njësisë ajrore të Hezbollahut

schedule14:52 - 26 Shtator, 2024

schedule 14:52 - 26 Shtator, 2024

Ushtria izraelite ka nisur sërish sulmet në Bejrut, një operacion i konfirmuar nga IDF në një deklaratë. Sipas burimeve, sulmi kishte në shënjestër një anëtar të rangut të lartë të Hezbollahut.

Në fakt, rrjeti Saudi Al-Hadth raportoi se objektivi i sulmit në kryeqytetin e Libanit ishte komandanti i njësisë ajrore të Hezbollahut.

Për Izraelin është prioritet rivendosja e sigurisë në kufirin e tij verior dhe kthimi i rreth 70,000 banorëve të zhvendosur nga përleshja pothuajse ditore midis Hezbollahut dhe forcave izraelite.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!