Izraeli rifillon sulmet ajrore në Gaza, 27 ditë pas vendosjes së armëpushimit

schedule08:21 - 16 Qershor, 2021

schedule 08:21 - 16 Qershor, 2021

Paqja mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të grupit të Hamasit duket se ka marrë fund pasi Izraeli ka filluar sulmet ajrore kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës. Ky është sulmi i parë pas vendosjes së armëpushimit në 21 maj.

Ushtria izraelite tha se ata sulmuan me raketa zonat e armatosura të Hamasit në Gaza dhe qytetin jugor të Khan Younis në orët e para të së mërkurës. Këto sulme janë në shenjë hakmarrjeje për sulmet e kryera nga Hamasi më herët të martën.

Një zëdhënës i Hamasit, i cili konfirmoi sulmet izraelite, tha se palestinezët do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat dhe vendet e tyre të shenjta” në Jeruzalem./abcnews.al