Izraeli ka intensifikuar sulmet e tij në Bejrutin jugor. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ka pasur disa shpërthime të forta, por nuk dihet ende nëse ka humbje jetësh.
Këtë mbrëmje ushtria izraelite lëshoi thirrje të reja për të evakuuar banorët e periferisë jugore të Bejrutit, ku vazhdon të synojë objektivat e lëvizjes islamike libaneze Hezbollah.
Disa shpërthime janë dëgjuar në orët e fundit, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se ndërtesat në Burj el Brajneh do të jenë në shënjestër “në të ardhmen e afërt”, ndërsa u kërkojnë njerëzve që jetojnë në 500 metra prej tyre të lëvizin urgjentisht.
Ajo zonë, e cila është afër aeroportit, tashmë është goditur nga raketat izraelite. Hezbollah ka një prani të fortë në periferitë jugore të Bejrutit. Shumica e sulmeve në ditët e fundit kanë shënjestruar atë zonë./ abcnews.al