Izrael, udhëheqësi i opozitës kritikon reagimin e qeverisë së Netanyahut pas sulmeve nga Hamasi

schedule12:32 - 26 Tetor, 2023

schedule 12:32 - 26 Tetor, 2023

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapi, ka kritikuar ashpër trajtimin e krizës nga qeveria e Benjamin Netanyahut pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.

Lapid, i cili refuzoi t’i bashkohej kabinetit të luftës të formuar pas fillimit të luftës, tha se ai i dha disa rekomandime qeverisë, duke përfshirë kujdes më të mirë për qytetarët e evakuuar, mbrojtje më të gjerë financiare për rezervistët dhe mbylljen e atyre që ai identifikoi si tetë ministri të tepërta, shkruan Al Jazeera.

“Është e mundur të kuptohet tronditja dhe paraliza e qeverisë [pas sulmit]… është e vështirë të kuptohet se si qeveria nuk ka dalë nga tronditja,” citohet të ketë thënë Lapid nga mediat izraelite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!