Izrael, Netanyahu “demaskon” Iranin

schedule21:38 - 30 Prill, 2018

schedule 21:38 - 30 Prill, 2018

Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu ka publikuar të hënën një sërë fotosh dhe pamjesh filmike, të cilat sipas tij janë prova se Irani ka vazhduar programin bërthamor pavarësisht marrëveshjes së vitit 2015 me fuqitë botërore. “Liderët iranianë e mohojnë vazhdimin e programit bërthamor, por sonte unë jam këtu për t’ju treguar se Irani gënjen”, deklaroi Netanjahu në një fjalim televiziv. Duke i bërë thirrje Uashingtonit që marrëveshjen e nënshkruar ta hedhë në kosh, kryeministri i shtetit hebre prezantoi 3 argumente që vërtetojnë hipotezën e tij.

“Së pari, gënjeu kur tha se nuk kishte zhvilluar kurrë një program bërthamor, ndërkohë që 100 mijë dosje sekrete tregojnë të kundërtën. Së dyti, edhe pas marrëveshjes vazhdoi të ruante dhe zgjeronte mbledhjen e informacionit mbi këtë fushë. Dhe së treti, gënjeu në vitin 2015 kur nuk iu përgjigj thirrjeve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike”, tha Netanjahu.

Ai foli anglisht dhe publikoi foto e video ku shfaqen impiante bërthamore sekrete dhe dokumenta që tregojnë se Republika Islamike po punon për t’u pajisur me armë të këtij lloji.

“Pasi nënshkroi marrëveshjen e vitit 2015, Irani fshehu dosjet sekrete dhe dy vjet më vonë i fshehu në një lokalitet të fshehtë në Teheran”, –vijoi Netanyahu. Ai foli edhe për planin bërthamor të Teheranit të koduar “Amad”, të cilin sipas tij shteti iranian tha se e braktisi në vitin 2003, por që e vazhdoi me punën në terren. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!