IZRAEL- Dhjetë persona janë arrestuar të shtunën gjatë protestave antiqeveritare në Tel Aviv, sipas mediave.
Demonstruesit dolën në rrugë më herët, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe shkarkimin e menjëhershëm të kryeministrit Benjamin Netanyahu, raporton The Times of Israel.

