Izolohet fshati Shperdhet në Mamurras, banorët nxjerrin në krah të sëmurët

schedule16:02 - 9 Janar, 2021

schedule 16:02 - 9 Janar, 2021

Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit dhe prurje e lumenjve kanë sjellë një sërë problematikash në disa qarqe të vendit.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se fshati Shperdhet është një ndër zonat që ka probleme me lëvizjen pasi për shkak të prurjeve të mëdha të lumit Drojë është shkatërruar rruga që e lidh me Mamurrasit.

Mësohet se banorët e këtij fshati prej ditës së djeshme janë të izoluar, për shkak të zhvendosjes së rrjedhës se lumit në rrugë e cila tashmë është bërë e pakalueshme. Kjo ishte parashikuar pasi rreziku i daljes së lumit Droje do shkaktonte gërryerjen e rrugës, pasi janë bërë ndërhyrje pa kriter në shtratin e këtij lumi duke devijuar rrjedhen dhe për pasoje do te sillte këtë situate.

Ndër të tjera burimet bëjnë me dije se si pasojë e izolimit banorët gjendjen në vështirësi në raste vdekjesh apo sëmundjesh. Një person ka ndërruar jetën këtë të shtunë në fshat duke e vështirësuar punën e familjes për varrosjen e tij dhe një fëmijë i sëmurë është nxjerrë në krahë deri në rrugën kryesore ku e priste dhe ambulanca.

Gjithashtu rrjedha e lumit ka dëmtuar dhe këmbët në urën e ndërtuar dy vite më parë, banorët e këtij fshati përjetuan thuajse izolim për dy vite radhazi nga shembja e urës nga prurjet e rrëmbyera duke shkatërruar totalisht këtë urë. /abcnews.al