Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Izolimi, VV drejt humbjes? Partia e Kurtit humb vendin e parë, PDK shpall fitoren në Mitrovicën e Jugut

schedule20:54 - 12 Tetor, 2025

schedule 20:54 - 12 Tetor, 2025

Ngërçi politik i 9 shkurtit, paaftësia e Kurtit për të gjetur ose mbajtur bashkëpunëtorë politike, pezullimi i dialogut strategjik nga ana e shteteve të bashkuara të Amerikës, vendi nën sanksionet e Bashkimit Europian dhe një performancë e dobët ekonomike, kanë shtrirë ndikimin e tyre edhe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

37.07 përqind është pjesëmarrja në rang vend në 38 komuna të Kosovës, duke shënuar kështu një ulje të interesimit të votuesve krahasimisht me zgjedhjet lokale të kaluara.

Për Albin Kurtin disfatat nuk kanë fund. Një nga investimet e tij më të mëdha në këtë garë, Mitrovica e Jugut, kalaja politike e Vetëvendosjes ndërtuar mbi kartën e nacionalizmit, ka rënë.

Atje është Partia Demokratike e Kosovës në përparësi me zëvendësuesin e Bedri Hamzes, Arian Tahiri, ndërsa Vetëvendosja luftonte me Faton Pecin, ministër i bujqësisë në qeverinë Kurti 2, dhe një nga katër deputetet me të votuar të kësaj partie në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.

Ndërsa për kryeqytetin duket se destinacioni është balotazh mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes duke nxjerrë jashtë loje kandidatin e Partisë Demokratike.

Kosova i mbajti këto zgjedhje pa një qeveri qendrore.

Lokalet ishin një provë gjenerale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të parakohshme që pritet të mbahen deri në fund të vitit, nëse nuk shfrytëzohen afatet ligjore nga ana e Kurtit, tashmë me disa halle politike mbi supe.

Për Kosovën nuk ka pushim. Para të shpenzuara për të kaluar vendin nga zgjedhjet në zgjedhje dhe asnjë rezultat të prekshëm për jetën e qytetarëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!