Iu gjetën 60 mijë euro në banesë, arrestohet ish drejtori i kadastrës së Vlorës

schedule20:31 - 17 Tetor, 2021

schedule 20:31 - 17 Tetor, 2021

Policia e Vlorës ka vënë në pranga ish drejtorin e ASHK, Klodjan Troci,  i cili është akuzuar për shpërdorim detyre.

Sipas Prokurorisë, ndaj Trocit në datën 16 tetor është vendosur masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa ditën e sotme është ekzekutuar vendimit.

Gjatë kontrollit të banesës së Trocit rezulton se janë gjetur e sekuestruar prova të shumta materiale, si dhe nje shume prej 60.000 Euro.

Më dt.16.10.2021. të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndër të tjera është vendosur: Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit K.T, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.P.” Kjo masë sigurimi rezulton të jetë ekzekutuar prej shërbimeve të policisë gjyqësore më datë 17.10.2021.Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit K.T.rezulton se janë gjetur e sekuestruar prova të shumta materiale, si dhe nje shume prej 60.000 Euro”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Troci ka punuar për një periudhe gati tre mujore si drejtor në drejtorinë e Pronave në Qarkun e Vlorë. Dy javë më parë Troci dha dorëheqjen nga posti i tij duke u zëvendësuar nga Bardhyl Gjikën, i cili aktualisht ndodhet në burg si i përfshirë në një skenë mashtrimi bashkë me një nga specialistët e kadastrës.

Në burg janë lënë drejtori i administrimit të tokave Bardhyl Gjika dhe Spiro Dunin. Kurse për specialistin Kreshnik Mino është gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitje”.

LEXO EDHE: Dyshohet se vodhi dosjet e pronave, lihet në burg drejtori i administrimit të tokave në Vlorë

Gjika, Mino dhe 51-vjeçari Spiro Duni u arrestuan për shkak se mbi ta rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve në dosjet e pronave të fshatit turistik të Dhërmiut. Pas falsifikimeve të bëra dhe frikës nga drejtësia, këta persona akuzohen se më pas kanë inskenuar një grabitje në zyrat e “Tokave” të Dhërmiut në zyrat e Këshillit të Qarkut të Vlorës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!