Iu dëmtuan banesat nga tërmeti, bashkia: Banorët janë keqkuptuar, përfituan vetëm 50 %

schedule15:01 - 20 Janar, 2020

schedule 15:01 - 20 Janar, 2020

Banorët e Floqit në Korçë janë të paqartë për vlerën e përfituar të kompesimit. Ata pretendojnë se shumën e përfituar duhet ta ndajnë sërish me Bashkinë.

Por ky fakt është kundërshtuar nga bashkia, të cilët të kontaktuar nga “ABC News” thanë se banorët janë keqkuptuar, pasi fondi i përcaktuar për ta që në fillim ka qenë 50 %.

Ndërkohë durimit të banorëve të cilët presin prej muajsh presin riksontruksionin e banesave të dëmtuar nga tërmeti i 1 qershori në 2019, u erdhi fundi.

Një pjesë e tyre janë mbledhur këtë të hënë para zyrës së prefektit për të kërkuar nga prefekti një zgjidhje për kompesimin e përfituar. Banorët janë të paqartë për mënyrën e ndarjes së dëmshpërblimit.

“Më kanë bërë një vlerësim me 2 milion lekë të vjetra dhe nga këto 50% i mban shteti”, shprehet një banor.

Gjithashtu një tjetër banor shprehet njësoj, ai thotë se nga paratë e kompensuara 50 % i mban shteti. “Shteti jep, shteti i mban”, shprehet ai.

I kontaktuar nga “ABC News” kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo tha se banorët janë keqkuptuar. Sipas ligjit të kompesimit për banesat e dëmtuara vlera e përfituar nga emergjencat civile është 50%, pjesa tjetër kompesohet nga vet banorët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!