30-vjeçari, Kristian Marku alias Kristi Bardhi i vrarë këtë të hënë në autostradën Fier Vlorë, pranë fshatit Novoselë, mësohet se është nipi i Martin Bardhit. Ky i fundit është vrarë në Rrëshen në shtator të vitit 2023.
Kristian Marku rezulton me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”.
Gjithashtu dyshohet se jetë autor në ngjarjen e ndodhur në 23.03.2023 në Rrëshen ku pati të shtëna me armë zjarri, në drejtim të Saimir Reçit.