Iu bë atentat, në 1997 babai i shokut të vrasësit të biznesmenëve ekzekutoi djalin e ish-ministrit

schedule16:31 - 28 Janar, 2021

schedule 16:31 - 28 Janar, 2021

ABC zbardh detaje të reja nga atentati mesditën e sotme në Mamurras, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Myslim Lika. Përpos të birit, vetë 60-vjeçari ka pasur probleme me drejtësinë.

Myslim Lika është person me precedent penal pasi akuzohet se ka vrarë në vitin 1997 në Gjorm, Gëzim Çelikun, djalin e ish-ministrit të Industrisë së kohë së diktaturës Hajredin Çelikun dhe një italian.

Shkaku ishte një mosmarrëveshje për një tokë që ju dha dy viktimave që do ngrinin një biznes mobilierie. Ai u dënua për vrasjet, ndërsa është liruar disa vite më parë.

Prej disa vitesh Lika jetonte në kryeqytet, ndërsa sot ndodhej në Mamurras pasi mori pjesë në ceremoninë mortore të motrës e cila u vetëvar dy ditë më parë.

Deri më tani policia nuk ka asnjë të dyshuar dhe ka shoqëruar disa persona. 60-vjecari ka marrë 3 plumba në trup. Një në zemër dhe dy në krahë. Ai ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Myslim Lika është i ati Arjan Likës, i cili vitet e fundit kishte ndërruar emrin në Ilir dhe përdorte mbiemrin e së ëmës Xhepa.

Ai u arrestua disa muaj më parë si bashkëpunëtor i Eduard Lamajt në vrasjen e dy biznesmenëve Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës në maj të vitit të kaluar./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!