Iu bë atentat, humb jetën në spital Eno Nikulaj

schedule22:35 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 22:35 - 2 Dhjetor, 2023

LEZHË- Pak minuta pas atentatit, ka humbur jetën në spitalin e Lezhës 40-vjeçari Eno Nikulaj. Ai u transportua me shenja jete në spital, por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plumbave të shumtë, që ka marrë në trup.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi E. N., ju informojmë se:Ky shtetas, si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht ndihmës dhe trajtimit të menjëhershëm mjekësor, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës”, njoftoi policia.

Ai është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, biznesmenit që u vra disa muaj më parë në Shëngjin. Paraprakisht mendohet se në atentat kanë marrë pjesë dy persona, ndërsa policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e tyre/ abcnews.al