Italianët: Ne jemi këtu, çmontuam kartelin shqiptar më të fuqishëm të kokainës në Europë

schedule19:20 - 19 Shtator, 2020

schedule 19:20 - 19 Shtator, 2020

Drejtori i Antikrimit italian Francesco Messina shprehet se karteli shqiptar i kokainës që u godit tre ditë më parë ishte më i fuqishmi shqipfolës, që transportonte lëndë narkotike në të gjithë Europën.

Ndoshta ky ishte karteli më i fuqishëm shqiptar i drogës që transportonte kokainë në të gjithë Evropën, kryesisht nga Ekuadori, tani është çmontuar” tha Francesco Messina, raporton Abcnews.al.

Ndërsa një zyrtar i lartë i policisë italiane u shpreh për mediat greke se mesazhi që përcjellin me këtë operacion është që strukturat janë këtu. “Me këtë ne tregojmë se hetimet e të gjitha shërbimeve tona funksionojnë në mënyrë të tillë që të arrijmë të shpërbëjmë kartelet e fuqishme që janë aktive në Evropë.

Kemi njohuritë, informacionin por edhe mënyrën dhe dërgojmë mesazhin se jemi këtu dhe vazhdojmë të ofrojmë shërbimet tona për të mirën e të gjithëve” tha ai.

Karteli u shkatërrua nga hetimet e nisura nga Italia në bashkëpunim me 9 vende të tjera duke firmosur 30 urdhër arreste, 10 të arrestuar janë shqiptarë.

Hetimet nisën në vitin 2015 pas një sherri në një lokal në Firence, pasi njëri nga të arrestuarit kishte një celular Blackberry në te cilin u gjetën bisedat e trafikantëve (Lexo ketu si funksiononte grupi dhe si u zbulua)/ db/Abcnews.al