Italianët kundër shtetrrethimit, protesta në Romë

schedule07:58 - 25 Tetor, 2020

schedule 07:58 - 25 Tetor, 2020

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus ditët e fundit në Itali ka bërë që autoritetet të rikthejnë një pjesë të masave kufizuese.

Shumë italianë duket se nuk kanë qenë dakord me vendimin e qeverisë duke bërë që në zona të caktuara ato të protestojnë ndaj këtyre masave kufizuese.

Mediat vendase bëjnë me dije se dhjetëra protestues u mblodhën në Piazza del Popolo , në qendër të Romës, për të protestuar kundër ndalimit të orës dhe masave anti-Covid.

Ndërkohë gjatë mesnatës kur marshimi u urdhërua të shpërndahej, demonstruesit hodhën fishekzjarre dhe tymuese drejt policisë.

Gjithashtu mediat bëjnë me dije se gjatë trazirave në Romë janë arrestuar disa persona. /abcnews.al