Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italian me hile, pyetjet e provimit për Suarez ishin qesharake

schedule10:15 - 25 Shtator, 2020

schedule 10:15 - 25 Shtator, 2020

Qesharake ajo që ka ndodhur me provimin e gjuhës italiane që dha disa ditë më parë Luis Suarez. Sulmuesi uruguaian, për shkak se partnerja e tij është me origjinë nga Italia, kishte mundësinë të merrte pasaportën e vendit fqinj nëse do të kalonte provimin e gjuhës.

Juventusi e priste në Torino dhe mediat në Itali kanë zbuluar ditë më parë ndërhyrjet e shumta që ishin bërë që Suarez ta merrte provimin pa probleme. Gjithsesi planet ua janë prishur me nisjen e hetimeve nga Guardia Di Finanzia.

Suarez kishte marrë një dokument “pdf” dhe aty kishte se çfarë do të mësonte. Ai material tani është në duart e hetuesve dhe “Corriere della Sera” ka zbuluar detaje mbi provimin e nivelit B1 që sulmuesi ka dhënë.



Pyetjet e bëra janë elementare, madje në të është edhe “Si quheni”. Ka edhe pyetje të tjera mbi profesionin e tij dhe familjen, apo edhe “Na thoni një qytet italian” që përgjigjen e ka “Torino”.

Suarez nuk ka gabuar të shkruajë si i thuhet supermarketit dhe shalqirit në italisht, pasi ka parë fotografitë e tyre në provim. Ah, po, edhe diçka tjetër: Uruguaiani e ka përfunduar provimin për 12 minuta,  jo për 2 orë e gjysmë sa zgjat zakonisht. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!