Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia po kthen faqen? Numri i rasteve të konfirmuara të hënën, më i ulëti në dy javë

schedule19:32 - 30 Mars, 2020

schedule 19:32 - 30 Mars, 2020

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, si pasojë e koronavirusit në Itali ndërruan jetë 812 persona. Qindra personat që ndërruan jetë vetëm brenda ditës e rritën numrin e përgjithshëm të viktimave në vend në 11,591.

Por, edhe pse numri i viktimave mbetet ende shumë i lartë numri i rasteve të konfirmuara brenda një dite duket se po vjen drejt uljes. Gjatë 24 orëve të fundit Italia regjistroi 4,050 raste të reja, kjo është shifra më e ulët që nga 17 marsi. Ndërsa numri total i të infektuarve shkon në 101,739, shkruan abcnews.al



Të dielën vendi numëronte 5,217 raste te konfirmuara brenda një dite ndërsa të shtunën 5,974 raste.

Numri më i madh i viktimave në Itali brenda një dite u regjistrua të premten kur vendi numëronte 919 jetë të humbura brenda 24 orëve. Të shtunën humbën jetën 889 persona ndërsa të dielën 756 persona.

Në Itali janë regjistruar më shumë vdekje se kudo tjetër në botë. Vendi ka më shumë se një të tretën e të gjitha vdekjeve globale nga virusi. Gjithsesi, numri në ulje i të infektuarve mund të nënkuptojë se kurba e epidemisë mund të vijë tashmë drejt uljes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!