Italia nuk fal Turqinë, “ngec” në barazim Gjermania, fitojnë Spanja, Anglia dhe Franca

schedule22:42 - 29 Mars, 2022

schedule 22:42 - 29 Mars, 2022

Mbrëmja e sotme kishte rezervuar edhe miqësore interesante. Italia pas eliminimit nga Maqedonia e Veriut në fazën “Play-Off” nuk ka falur përballë Turqisë, e cila gjithashtu u skualifikua nga botërori nga Portugalia.

Një fitore me shifrat 3-2 nga Azzurrët erdhi si një autokritikë për atë humbje ndaj Maqedonisë që tronditi jo pak kombëtaren italiane. Under që në 4’ dhe Dursun 83’ do të shënonin për turqit, ku vetëm pas gjysëm ore do të ishte Cristante 34’, 39’ do të vinte dhe goli nga Paspadori për të rikthyer në avantazh Azzurrët, teksa në pjesën e dytë 69’ Raspadori do të shënonte dopietën e tij në këtë takim, për të mbyllur 3-1 për Italinë.

Në takimin tjetër miqësorë që Spanja zhvilloi kundër Islandës, kombëtarja iberike fitoi me rezultatin 5-0, në një takim që ishin dominues gjatë gjithë lojës. Morata dy herë 37’ dhe 40’, Pino 47’ dhe dy herë Sarabia 61’ dhe 73’ do të vulosnin rezultatin e këtij takimi.

Po ashtu edhe Anglia nuk fal përballë Bregut të Fildishtë, ku “Tre Luanët” arritën të triumfonin me shifrat 3-0. Watkins në minutën e 30 dhe Sterling në minutën e 45 do të shënonin edhe golat e vetëm në pjesën e parë, me pjesën e dytë që  prodhoi vetën një gol tjetër, me Mings 90+4′,  me kombëtaren angleze që mjaftohet me tre gola,, edhe pse Bregu i Fildishtë mbeti më 10 lojtarë që në minutën e 40 kur Aurier doli me të kuq, pas kartonit të dytë të verdhë.

Një tjetër përballje interesante ishte edhe ajo mes Holandëz dhe Gjermanisë, sfidë që u mbyll 1-1 me skuadrat që ndahen në barazim. Golin e parë arriti ta shënonte Muller në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa barazimi do të vinte vetëm në minutën e 68 ku Bergwijn do të tunde rrjetën e kombëtares gjermane.

Një tjetër fitore për kombëtaren franceze, e cila triumfon me shifrat 4-0 përballë Afrikës së Jugut. Mbappe shënoi dygolësh në minutën e 23 dhe 76, ndërsa Giroud 34’ dhe Ben Yedder 81’ do të kompletonin fitoren 4-0 për kombëtaren e “Gjelave”.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!