“Italia në panik nga koronavirusi”, kompanitë ajrore shqiptare nisin anulimin e fluturimeve

schedule10:33 - 8 Mars, 2020

schedule 10:33 - 8 Mars, 2020

Pas bllokimit të zonës ssë Lombardisë nga qeveria italiane deri më 3 prill, operatorët ajrorë që kryejnë fluturime nga Tirana drejt Milanos kanë filluar të anulojnë fluturimet e tyre drejt Italisë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të aeroportit të Rinasit, bëhet me dije se sot janë ndaluar të paktën tre  fluturime.

I pari është fluturimi drejt Romës i planifikuar në 5.30 të mëngjesit nga Air Albania. Po ky operator ka anuluar dhe fluturimin që është parashikuar për në Milano në orën 11.15, si dhe atë për në Bolonjë në orën 18.20.

Sot ishin parashikuar të paktën 5 fluturime nga Tirana në Milano (Bergamo) nga Air Albania, Blue Panorame dhe Easy jet. Blue Panorama po kryen check-in për në Bergamo, të parashikuar në 11.15.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për ABC Neës se këtë të dielë janë pezulluar udhëtimet pa asnjë njoftim zyrtar për të gjithë udhëtarët në drejtim të Romës, Bolonjës dhe Milanos. Të kontaktuar nga ABC News, përfaqesuesit  pranë Komopanise Air Albania  konfirmuan anulimin e  fluturimeve vajtje -ardhje për arsye operacionale, udhëtimet ajrore janë pezulluar gjatë së dielës, ndërsa gjatë orëve ne vijim , kompania bëri te ditur se do të dalë me një njoftim zyrtar për atë se çfarë do të ndodhë me fluturimet gjatë ditëve në vijim.

Një ditë më parë qeveria italiane miratoi dekretin që bllokon lëvizjen në rajonin verior të Lombardisë, pasi po përpiqet të frenojë përhapjen e koronavirusit. Dekreti ka zgjatur zonat e karantinës, të ashtuquajturat “zona të kuqe”, duke i urdhëruar njerëzit të mos hyjnë ose të largohen nga rajoni.

Vendi po mundohet të përmbajë shpërthimin më të keq të Evropës së Covid-19, i cili ka marrë jetën e 233 personave dhe ka infektuar gjithsej 5.883 njerëz./abcnews.al