Italia në Botërorin Rusia 2018?

schedule11:38 - 16 Nëntor, 2017

schedule 11:38 - 16 Nëntor, 2017

Italia mund të jetë gjithësesi brenda kampionatit botëror të futbollit Rusia 2018. Sipas nenit 7 të rregullores së FIFA lejohet zëvendësimi i një prej kombëtareve të futbollit në raste të jashtëzakonshme. Dhe ekipet që rrezikohen janë disa

Tifozët e kombëtares italiane të futbollit duhet të presin para se të bëjnë plane për qershorin e ardhshëm. Fusha e gjelbër vendosi se Italia nuk do të marrë pjesë në Rusi 2018, por ka një mundësi të fundit dhe pse të vakët për të qenë pjesë e botërotit të futbollit: neni 7 i rregullores së FIFA-s. Nëse një ekip kombëtar tërhiqet apo përjashtohet, për shkak të një lufte për shembull, federata ndërkombëtare mund ta zëvendësojë dhe Italia rendit e para nga skuadrat e përjashtuara.

Nga kombëtaret e kualifikuar ka nga ato që janë në rrezik por ka dhe një precedelnt historik që i jep dhe më shumë shpresa tifozëve të axurrëve. Në vitin 1992 Jugosllavia u përjashtua nga kampionati europian i futbollit për shkak të shpërthimitg të luftës në Ballkan dhe në vendin e saj u zgjodh Danimarka, e cila u shpall dhe kampione e Europës.

Neni 7 i rregullores së FIFA-s thotë qartë se nëse një nga 32 ekipet e kualifikuara tërhiqet apo përjashtohet nga gara, komiteti organizator i FIFA vendos nëse do të zëvendësohet dhe me kë.

E vetmja arsye për të cilën FIFA mund të vendosë për përjashtimin e një kombëtareje futbolli është lufta apo gjendja sociale në këto vende. Mes 32 vendeve të kualifikuara ka skenare të rrezikshme si për shembull në Korenë e Jupgut, Iran, Nigeri, Arabi Saudite, Egjipt apo Senegal. Por gjithësesi mediat italiane shkruajnë se më mirë të mungojnë në një botëror se sa të përfitojnë nga skenare të tilla të përgjakshme./abcnews.al