Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia konfirmon 19,037 raste të reja me koronavirus, 459 viktima u regjistruan në 24 orë

schedule17:16 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 17:16 - 25 Dhjetor, 2020

Në 24 orë, Italia ka konfirmuar 19,037 raste të reja me koronavirus. Autoritetet e Shëndetit në vend raportuan gjithashtu 459 raste fatale të lidhura me koronavirusin.

Totali i të infektuarve në vend shkon tashmë në 2,028,354, kurse bilanci i viktimave shkon në 71,359, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Në Lombardi u konfirmuan 2,628 raste pozitive nga 27,942 teste të kryera.

Provinca më e prekur është Milano, me 878 raste të reja, nga të cilat 332 në qytetin e Milanos, pasuar nga Brescia me 366, Pavia me 209 dhe Monza me 183.



Në pavijonin e kujdesit intensiv ndodhen 522 pacientë të shtruar ndërsa 3.976 pacientë të tjerë ndodhen në pavijonet e tjera Covid. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!