Italia e para dhe Greqia e dyta, destinacionet e preferuara të emigrantëve shqiptarë

schedule09:49 - 2 Nëntor, 2019

schedule 09:49 - 2 Nëntor, 2019

Italia ishte destinacioni i parë për emigrantët shqiptarë në kërkim të vendeve të punës dhe një standard jetese më të mirë midis 2008 dhe 2018, ndërsa Greqia e dyta. të dhënat janë publikuar nga Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Evropian.

Gjatë kësaj periudhe 10-vjeçare, 622,000 qytetarë shqiptarë morën leje qëndrimi nga vendet e BE, tha Eurostat.

Italia lëshoi 50 përqind të lejeve (308,000), përpara Greqisë, e cila dha 36 përqind (224,000). Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca gjithashtu ishin destinacionet e preferuara.

Tendenca ka ngritur shqetësime në Shqipëri për shkak të ndikimit të pritshëm demografik në dekadat e ardhshme. /abcnews.al