“Il piu bello” thuhej dikur për kampionatin e futbollit. Gjithsesi, Italia nuk ka një Seri A të bukur vetëm në sportin e topkëmbës, por edhe në të tjerë, e sidomos një vend të veçantë e mban volejbolli.
Një nga kombet më sportive të Europës e të botës, shënoi një triumf të madh duke dominuar Ligën e Kampionëve në volejboll.
Një javë pas suksesit të vajzave, erdhi edhe ai I djemve, dhe ishte tepër i vështirë. Fituesja e Championsit është Peruxha, që ia doli më në fund pas shumë përpjekjeve duke bërë të vetën finalen ndaj skuadrës polake, Varta Zavierce, luajtur pikërisht në Poloni.
Në Arenën e Lodzit përfundoi 3-2 për italianët, me rezultatin e seteve 22-25, 22-25, 25-20, 25-22, dhe 15-10. Festë e madhe për një emër të njohur, por që fiton Championsin e parë në histori.
Për vajza, kampione e Europës është Koneliano. Fitoi Championsin në finalen tërësisht italiane, kundër Savino Skandiçit madje me shifrat 3-0, e në gjysmëfinale kaloi një tjetër ekip nga Apeninet, Milanon.
Pati 10 fitore në 10 ndeshje këtë sezon, duke humbur gjithsej vetëm dy sete, në një dominim të vërtetë. Ky ishte Championsi I tretë për Konelianon, që ka fituar 8 herë edhe Serinë A./abcnews.al