Itali, 46 milionë votues vendosin për qeverinë

schedule11:02 - 4 Mars, 2018

schedule 11:02 - 4 Mars, 2018

Janë hapur kutitë e votimit në Itali, ku 46 milionë persona me të drejtë vote do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlament deri në orën 23:00 të ditës së sotme. Ata që do të votojnë për dhomën e deputetëve janë më shumë se 46 milionë, kurse ata që do të votojnë për Senatin e Republikës janë 43 milionë. Do të zgjidhen 618 deputetë e 309 senatorë, si dhe 18 parlamentarë për jashtë vendit.
Numërimi i votave do të nisë menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, ku në Palermo janë regjistruar dhe incidenetet e para pasi disa prej tyre janë hapur me vonesë./abcnews.al