Ismajli: Mottan e ndiqja gjithmonë në TV, nder i madh të të stërvisë një kampion si ai

schedule23:20 - 21 Korrik, 2021

schedule 23:20 - 21 Korrik, 2021

Thiago Motta mori këtë verë drejtimin e Spezias, duke regjistruar fillimin e një aventure të re si trajner. Ai ka nën urdhra edhe Ardian Ismajlin, mbrojtësin e kombëtares sonë.

Ismajli ka folur për ish-mesfushorin dhe ka vetëm fjalë të mira për trajnerin e ri. “Është nder i madh të stërvitesh nga një kampion si Thiago Motta, si fëmijë gjithmonë i shikoja ndeshjet e tij në televizor me fanellën e Interit dhe PSG-së.

Ne do të mësojmë shumë nga përvoja e tij e madhe si futbollist. Deri më tani të gjithë po bëjnë një punë e shkëlqyer dhe ne po e kuptojmë mënyrën e tij të të luajturit, por ende duhet të përmirësohemi shumë”, tha Ismajli. /abcnews.al