Ismail Kadare fiton çmimin ndërkombëtar të letërsisë për vitin 2020

schedule09:31 - 17 Tetor, 2019

schedule 09:31 - 17 Tetor, 2019

Shkrimtari Ismail Kadare është fituesi i 26 i çmimit ndërkombëtar për letërsinë “Neustadt” për vitin 2020, i cili jepet për meritat letrare në letërsinë botërore.

Në përshkrimin e Kadare në mediat e huaja që raportojnë për fitimin e atij që cilësohet si Nobeli amerikan për letërsinë, ai cilësohet si novelisti shqiptar, poet dhe skenarist, i cili mori famë në Shqipëri me forcën e poezisë së tij.

Shkrimtari do të shprehej diku: U bëra familjar me letërsinë para se të njihja lirinë, kështu që ishte letërsia ajo që më drejtoi tek liria dhe jo diku tjetër. Besimi në letërsi dhe procesi krijues sjell perfeksionin

Çmimi “Neustadt” është çmimi i parë letrar ndërkombëtar i kësaj natyre me origjinë në Shtetet e bashkuara të Amerikës, ku poetë, novelist dhe skenaristë janë njësoj të kandidueshëm.

Çdo autor që jeton mund të përzgjidhet nga çdo vend i botës për këtë çmim. Fituesi merr 50 mijë dollarë, një imitim të pendës së shqiponjës në argjend dhe një certifikatë./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!