Përkrahësit e ISIS kanë festuar për shkatërrimin nga zjarri të katedrales 850 vjeçare, Notre Dame, vetëm disa ditë përpara Pashkëve. Ata e kanë quajtur zjarrin shkatërrues, si “Hakmarrje dhe ndëshkim”, raportojnë ekspertët e inteligjencës së anti-terrorit sipas të përditshmes Daily Mail.
Sipas Ekspertëve të Studimit të Analizës së Terrorizmit, një poster i katedrales së përfshirë nga flakët u shfaq në internet shoqëruar me fjalët “Ditën e mirë“.
Ky poster, sipas ekspertëve, është krijuar nga grupi i Al-Muntasir i lidhur me ISIS.
Në poster thuhet:
“Ndërtimi i saj filloi në vitin 1163 dhe përfundoi në 1345. Është koha për t’i thënë lamtumirë, oratorisë tuaj politeiste”.
Zyra e prokurorit të Parisit ka përjashtuar për momentin, pistën e hetimit të zjarrvënies së qëllimshme apo trajtimin e çështjes si akt terrorist dhe thotë se, po e trajtojnë shkakun e zjarrit në Notre Dame, si një aksident.
Kjo nuk është hera e parë që organizata mediatike Al-Munatsir ka festuar për sulmet terroriste që kanë tronditur Francën përgjatë ketyre viteve./abcnews.al