“Ishte vetëm paralajmërim”, SMS që erdhi ndaj biznesmenit që iu vu tritol në makinë

schedule12:10 - 13 Prill, 2022

schedule 12:10 - 13 Prill, 2022

Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me tritol që iu vendos makinës me të cilën udhëtonte Mikel Harizaj dhe Seri Dumo në janar të këtij viti.

Lexo edhe: “Alo, na vranë!” Harizaj u hodh në erë për një borxh, telefonata pas shpërthimit

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, shpërthimi me lëndën eksplozive që ndodhi në zonën e Selitës në kryeqytet ka qenë vetëm një paralajmërim.

Lexo edhe: Tritoli që vrau Erion Rexhepin ishte për Mikel Harizajn, e njëjta makinë u hodh në erë në tentativën e dytë në Tiranë

Hetuesit pasi kanë venë në përgjim telefonin e të plagosurve, kanë zbuluar një SMS të dërguar në drejtim të 42-vjeccarit ku thuhet se ishte vetëm një paralajmërim. Në atë kohë ai ka deklaruar se nuk kishte asnjë konflikt dhe nuk dyshonte tek ndonjë person.

Mikel Harizaj është një emër i njohur për drejtësinë. Në vitin 2009 ai u arrestua nga policia e Vlorës për shkak të një konflikti me disa persona në një lokal.

Tentativa e parë

Vrasësit kishin ndjekur lëvizjet e Mikel Harizajt duke e parë se ai qarkullonte me makinën tip “Mazda”, ngjyrë blu, e cila ishte në fakt në pronësi të vjehrrit të tij. Burime bëjnë me dije se fillimisht ata kanë vendosur tritolin në makinën në fjalë me shpresën se do të përdorej nga Mikel Harizaj me qëllim që të kryenin shpërthimin kur ai të ishte në timon.

Por, më datë 30 dhjetor 2021, makina u mor nga vjehrri i tij, i cili kaloi me automjetin në rrugën e lagjes “Kantier” në Cërrik.

Lexo edhe: Ekskluzive/ Si i plasi mina në dorë të riut në Cërrik dhe kush ishte shënjestra e atentatit?

Në vendin ku ndodhi shpërthimi që vrau Rexhepin, është një pjesë e rrugës e ngritur me qëllim që makinat të ulin shpejtësinë. Policia dyshon se lënda shpërthyese ka rënë nga makina pikërisht në atë vend, për shkak të tronditjes, për t’u gjetur pak minuta më vonë nga Erion Rexhepi, i cili do të humbiste jetën.

Burime bëjnë me dije për ABC, se vjehrri i Rexhepit nuk ka kuptuar asgjë dhe me makinën tip “Mazda”, ngjyrë blu, është kthyer në Tiranë duke ia lënë në përdorim atë dhëndrit të tij.

Tentativa e dytë

Pasi kanë parë që dështuan herën e parë, duke mos u mjaftuar edhe me viktimën rastësore, atentatorët kanë tentuar sërish ta vrasin Harizajn me të njëjtën makinë.

Policia dyshon se makinës tip “Mazda” i është vendosur sërish një sasi lënde shpërthyese.

Kur kanë parë se në drejtim të saj tashë ishte Harizaj dhe jo vjehrri i tij, atentatorët nuk kanë marrë më në konsideratë që brenda ndodhej edhe Serin Duni, por e kanë shpërthyer tritolin me shpresën se kësaj radhe do t’ia arrinin qëllimit.

Mikel Harizaj dhe Serin Duni mbetën të plagosur rëndë nga shpërthimi, ndërsa porositësit tashmë kishin shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur rëndë, pa ia arritur sërish qëllimit për të eliminuar objektivin e tyre.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!