Ishte nisur drejt Londrës, pas kërkesës së pilotit policia zbret nga avioni një pasagjere në Rinas

schedule08:47 - 2 Mars, 2022

schedule 08:47 - 2 Mars, 2022

Një pasagjere e cila po udhëtonte drejt Lutonit, Londër është zbritur nga avioni në Aeroportin e Rinasit. Policia ka dhënë informacion në lidhje me rastin pas publikimit të disa videove në rrjetet sociale.

Blutë bëjnë me dije se pasagjerja kishte konsumuar shumë medikamente mjekësore dhe ka qenë piloti ai që ka urdhëruar që ajo të mos udhëtonte me këtë fluturim.

Policia bashkë me bashkëshortin e pasagjeres e kanë zbritur nga avioni dhe pasi është kontrolluar nga stafi mjekësor i aeroportit është thirrur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale mbi shoqërimin në avion të një shtetaseje nga shërbimet e Policisë, ju sqarojmë se:

Në linjën e udhëtimit që ishte planizuar të nisej nga Rinasi në drejtim të Luton, në orën 18:45, do të udhëtonte dhe një shtetase e cila kishte konsumuar shumë medikamente mjekësore, dhe për të cilën piloti i avionit, kishte urdhëruar që kjo shtetase të mos udhëtonte.

Shërbimet e Policisë së bashku me bashkëshortin e saj e kanë zbritur nga avioni dhe pasi është kontrolluar nga stafi mjekësor i aeroportit, është njoftuar ambulanca për t’i dhënë ndihmën mjekësore.