Ka shkuar në 58 numri i personave të arrestuar, si rezultat i finalizimit të operacionit “LIMIT”, kundër trafikut të narkotikëve dhe qenieve njerëzore.
Arrestohet një 65-vjeçar nga Korça, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Limit”.
Këto janë pamjet gjatë aksionit, duke e çuar numrin e të ndaluarve në 58 në të dy vendet, Greqi dhe Shqipëri. Ndërkohë shtatë persona të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.
Operacioni u finalizua pas një hetimi 3-vjeçar, ku katër grupe kriminale operonin në fushën e narkotikëve dhe të trafiqeve të paligjshme.
Në hetime u përfshi edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim edhe me Policinë Greke.
Gjatë aksionit të zhvilluar në Shqipëri u arrestuan 23 persona dhe shtri në 6 qyteti të vendit.
Kontrollit për kanabis nuk i shpëtoi as Lazarati dhe zonat përreth tij.
Në total u angazhuan 300 efektiv policie, ndërsa bashkëpunimet u kërkuan edhe nga homologët e të Holandës nga ku vinte fara e kanabisit.
Gjatë operacionit në Shqipëri dhe Greqi u sekuestruan rreth 320 kg kanabis, 7.5 kg Kanabis në formë çokollate, 2.4 kg Kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, 3800 fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara./ABC News Albania 24 /7