“Ishte kuzhinieri i shtëpisë”, djali i Guri Madhit flet për marrëdhënien me të atin dhe zbulon kujtimin më të bukur me të

schedule12:18 - 28 Mars, 2023

schedule 12:18 - 28 Mars, 2023

Gjatë rrëfimit të tij në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, djali i “Piktori të Popullit”, Guri Madhi, Pandi Madhi ka folur dhe për marrëdhënien që i ati ka pasur me fëmijët.

Ai e konsideroi babain të çuditshëm pasi, pasi ishte sa i afërt dhe i kujdesshëm, duke treguar edhe një ngjarje që i ndodhi në moshën 17-vjeçare.

Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë. Se tani për prindërit gjithmonë flasin mirë, por ai ka qenë një njeri shumë i çuditshëm. Në marrëdhënien me fëmijët ka qenë shumë i afërt dhe i kujdesshëm.

Në moshën 17-vjeçare në një ndeshje futbolli, unë luaja futboll atëherë me skuadra dhe pata një frakturë në këmbë dhe ndejta 55 ditë i shtrirë dmth me paterica në shtëpi. Edhe të gjithë shërbimin ma bënte ai. Madje, ai ishte kuzhinieri i shtëpisë sepse ai gatuante”, zbuloi Pandi Madhi.

Më tej, sa i përket kujtimit më të bukur që ka me të atin, ai veçoi 60-vjetorin e tij, si ditëlindjen e vetme që piktoi festoi.

Një kujtim i tij i bukur ishte ditëlindja e vetme që ai festoi 60-vjetori. U bë festë e madhe, një aktivitet që e kemi të inçizuar me zë dhe jo me figurë. 50 veta, erdhi grupi i Korçës surprizë me autobus për të përshëndetur shokun e tyre, dhanë koncert në Lidhjen e Shkrimtarëve. U hap ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve, 60 vjeç në 60 punime. E quajtën mjeshtër dhe ishte emocion shumë i madh edhe për ne. Edhe të nesërmen e asaj dite gjithë grupi i Korçës erdhën për drekë në studion e tij dhe mbajtën një koncert”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!