Ishte i fuqishëm si “dem”, koronavirusi i merr jetën 25 vjeçarit në Greqi

schedule12:45 - 23 Nëntor, 2020

schedule 12:45 - 23 Nëntor, 2020

Koronavirusi nuk po kursen askënd.

Një 25-vjeçar nga Serresi në Greqi ka humbur jetën mëngjesin e sotëm për shkak të koronavirusit duke u bërë kështu viktima më e re e pandemisë në këtë vend.

Theodore Pavlidis, ndërroi jetë pas komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi edhe pse nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese dhe mediat greke raportojnë se ishte mjaft i shëndetshëm, shkruan abcnews.al.

Greqia është duke u përballur me një valë të dytë të egër të pandemisë, e cila ka vendosur në vështirësi të madhe spitalet e vendit.

Raportohet se në repartin e shërbimit intensiv të spitalit qendror të Selanikut është vetëm një vend i lirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!