“Ka qenë një situatë e tmerrshme, dëgjonim zëra që kërkonin ndihmë, gjithcka përreth ishte e shkatërruar”, kështu e përshkruan sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Mundjes të Kosovës, Genc Fazlija tërmetin e së hënës që goditi Turqinë. Së bashku me ekipin, ai mundi t’i shpëtojë lëkundjeve shkatërruese në hotelin ku ndodhej, ndërsa rrëfeu për ABC News se arritën të dalin përmes shkallëve të emergjencës.
“Ka qenë një stituatë tmerruese. Dolëm jashtë përmes shkallëve emergjente. Ishte një situatë shumë e keqe. Dëgjonim zëra që kërkonin ndihmë. Nuk hezituam, u erdhëm në ndihmë njerëzve, për t’i shpëtuar nga ai tmerr.
Nga momenti në moment, situata bëhej edhe më e rëndë. Njerëzit vinin kërkonin të afërmit e tyre. Ishte e pamundur t’i ndihmoje, gjithcka ishte shkatërruar.
Kushtet atmosferike na vështirësuar situatën, ndaj u larguam nga ajo pjesë, udhëtuam me autobus drejt një tjetër qyteti .” u shpreh ai.
Fazlia tregon se fatmirësisht nga ekipi nuk pati të lënduar ndërsa shumë prej godinave pranë hotelit ku ata po qëndronin u shkatërruan plotësisht.
“Nga ekipi nuk pati asnjë të lënduar, objekti brenda kishte plasaritje, por rikonstruksioni u ruajt, dolëm pa problem jashtë.
Goditja ishte shumë e fortë. Ishte befasuese për në, nuk po denim c’ po ndodh. S;mund ti shohësh as nëpër filma, jo më ti përjetosh. Një natë më parë, bëmë një foto nga e gjithë lagjia, të nesërmen ishte shkatërruar gjithcka”- u shpreh ai.