Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ishte e domosdoshme një këngë e tillë”, Eugena Aliu vjen me një projekt ndryshe

schedule11:01 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 11:01 - 8 Dhjetor, 2020

Eugena Aliu publikoi një ditë më parë projektin më të fundit që mban titullin “Digje Digje”. Këngëtarja ishte e ftuar sot në “Abc-ja e mëngjesit”, ku shpjegoi dhe arsyet pse vendosi të vinte me një këngë të zhanrit popullor.

“Është kënga ime e parë që del kështu dhe kjo vjen dhe si nevojë për ta patur një këngë në repertor. Si dhe në momentin që je shumë e kërkuar nëpër dasma duhet një këngë e tillë që të identifikon, ata që e duan zërin tim ma kanë kërkuar, ishte e domosdoshme për një këngë të tillë.“, tha Eugena.

Më tej, pyetur nga moderatori Alban Musa nëse është i mjaftueshëm vetëm vokali sesa pamja që një artist të arrijë suksesin e dëshiruar, këngëtarja tha se megjithëse është një rrugëtim më i vështirë, është më i qëndrueshëm.

“Po, unë të paktën gjithmonë kam mbajtur këtë drejtim dhe i kam mëshuar fort kësaj pjese që dua të dëgjohet vokali im si artiste. shtë pak e vështirë se në drejtime të tjera për të arritur një një pikë të caktuar të famës por është më e qëndrueshme. I ngjit shkallët avash avash, por nëse je me vokal do të mbestesh gjithmonë.“, tha këngëtarja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!