Policia e Pukës në bashkëpunim me shërbimet e emergjencës civile dhe të shëndetësisë kanë shpëtuar një 50-vjeçar i cili kishte mbetur i bllokuar në një mal në Fushë-Arrës.
Sipas njoftimit të policisë, 50-vjeçari, punonjës në një kompani telefonike kishte shkuar për të rregulluar një defekt, po kishte mbetur i bllokuar.
Një person, i cili e kishte parë të shtrirë në tokë, ka lajmëruar policinë e Pukës, ku dhe është bërë i mundur shpëtimi.
50-vjeçari u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.


