Ishte afër kalimit të Fiorentina, drejtori sportiv habit me deklaratën e tij për Bajramin

schedule10:35 - 10 Shtator, 2022

schedule 10:35 - 10 Shtator, 2022

Nedim Bajrami ishte një nga lojtarët më të kërkuar te skuadra e Empolit, me Fiorentinën që ishte skuadra që këmbëngulte për shërbimet e mesfushorit shqiptarë.

Lojtari kuqezi ishte shumë afër kalimit te skuadra vjollcë gjatë merkatos së verës, por në fund nuk u bë e mundur ky transferim, me Bajramin që qëndron të paktën deri në janar te skuadra toskane.

Drejtori sportiv i Fiorentinës ka hedhur poshtë të gjithë këto zëra të merkatos. Daniele Prade është shprehur se kurrë nuk ka kërkuar të blejë kartonin e Nedim Bajramit.

“Tregu nisi fuqishëm sepse na u desh të bënim katër zëvendësime, më pas morëm Barakun që ka karakteristika të ndryshme. Atëherë do të vazhdonim. Nënshkrimet e tjera janë dy lojtarë që nuk duhej të qëndronin dhe ne kemi vënë bast, Kouame dhe Zurkowski. Ne kemi lista për të respektuar, fati ynë i madh është që kemi shumë formate në klub. Ne në fakt nuk e kemi kërkuar kurrë Bajramin. Ne nuk jemi të interesuar të bëjmë mohime…”, ka deklaruar Daniele Prade. /f.a/abcnews.al