ISHP: Rreth 14 mijë persona me infeksione në rrugët e frymëmarrjes

schedule14:50 - 25 Janar, 2018

schedule 14:50 - 25 Janar, 2018

Në fund të muajit janar dhe fillim të muajit shkurt sipas mjekëve situata gripale në vend pritet të arrijë kulmin. Aktualisht janë regjistruar rreth 14 mijë të sëmurë, ndërkohë që me fluks të lartë pacientësh po përballet pediatria në QSUT.

Rreth 14 mijë persona sipas Instituti të Shëndetit Publik janë regjistruar javën e fundit me infeksione në rrugët e frymëmarrjes në të gjithë vendin.

Në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë pacientët e vegjël kanë mbushur urgjencën e Pediatrisë.

Pikërisht në këtë periudhë mjekët presin që situata gripale në vend të arrijë kulmin.

“Fundi i janarit fillimi i shkurtit piku i gripit. Prag epidemie regjistrohet kur kemi mbi 17 mijë raste”.

Gjithsesi mjekët thonë se ka ende kohe për t’u vaksinuar. Shqetësim për to mbetet marrja e ilaçeve në farmaci pa u konsultuar me specialistin.

“Vaksina parandalon rastet e rënda edhe rastet e vdekjeve. Ilaçet në farmaci shtojnë komplikacionet e detyrojnë shtrimin në spital.

Në vendin tonë ashtu si edhe në Europë po qarkullojnë dy viruese gripi ai i tipit A me nëntipin H1N1 dhe virusi i tipit B./abcnews.al