Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

ISHP: Qarkullimi i gripit në vend, me intensitet mesatar

schedule14:53 - 1 Mars, 2019

schedule 14:53 - 1 Mars, 2019

Numri i personave të prekur nga virusi i gripit ka shkuar në 472. 374 raste rezultojnë me virusin AH1N1. Shifrat i bën të ditura Instituti i Shëndetit Publik, i cili thotë se përgjatë tre muajve të fundit janë testuar 1015 mostra. Ndërkohë qarkullimi i gripit në vend sipas ISHP-së paraqitet me intensitet mesatar.

Specialistët bëjnë apel të mos nënvlerësojnë simptomat e gripit dhe nëse konstatojnë probleme në rrugët e frymëmarrjes të konsultohen me mjekun. Përgjatë këtij viti, gripi në Shqipëri ka shënuar pesë viktima. E fundit ishte një nënë re, e cila humbi jetën pak ditë pas lindjes bashkë me një nga binjakët e saj./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!