ISHP e përmendi për herë të parë si detaj: A dështoi strategjia për testimet rast pas rasti?

schedule14:21 - 25 Prill, 2020

schedule 14:21 - 25 Prill, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka këmbëngulur deri më tani në testimin për koronavirus vetëm të rasteve të kontaktit dhe personave të afërt të të prekurve duke refuzuar me këmbëngulje testimin masiv.

Refuzimi i testimit masiv është bërë me argumentin se ndjekja e rasteve të kontaktit dhe atyre që janë simptomatikë është strategjia më e mirë në luftën ndaj koronavirusit deri më tani, të cilën po e aplikojnë me sukses sipas MSH-së edhe vendet ë zhvilluara.

Ndërkohë sot, ISHP njoftoi shifrën më të lartë të të prekurve me koronavirus që prej fillimit të marsit në vend, gjë e cila nuk mund të kalohej pa shqetësim nga qytetarët.

Por, ndryshe nga herët e tjera, ISHP theksoi kësaj radhe se pjesa më e madhe e personave të konstatuar si pozitiv me koronavirus nuk kanë patur simptoma.

Ky pohim bie në kundërshtim me atë që deri më tani është konsideruar si strategjia më e mirë, pikërisht testimi vetëm i personave që kanë simptoma.

Nuk dihet se çfarë e shtyu ISHP-në të bëjë një pohim të tillë për herë të parë prek më shumë se gjashtë javësh, megjithatë edhe nëse e ka bërë për të qetësuar qytetarët, sërish kemi të bëjmë me një veprim të guximshëm pasi kështu fshihet realiteti me të sëmurët.

E nëse nuk është bërë si deklaratë vetëm për të qetësuar qytetarët, atëherë mund të thuhet se kemi të bëjmë me një dështim të strategjisë së “testimit të vetëm atyre që kanë simptoma”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!