Blogerja e njohur, Armina Mevlani është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo i jep herë pas here fansave mundësinë për të bërë pyetjet që dëshirojnë.
Së fundmi, mes shumë pyetjesh, një ndjekës i ka kërkuar një foto Arminës nga mosha 18-20 vjeç. Ajo ka publikuar një foto e përbri ka shkruar: “Ja ku është, isha akoma e virgjër këtu”.
Ky koment ka ngjallur interes sërish tek ndjekësit e saj, të cilët janë befasuar nga deklarata e papritur e bërë publikisht.
Kujtojmë që Armina aktualisht është në një lidhje të konsoliduar me djalin e ish-kryeminitrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Ata bashkëjetojnë prej disa vitesh dhe po presin të martohen./abcnews.al