Ish-ushtaraku pasion për pikturën/ Shtëpia e Hilmi Gavoçit një galeri arti: Pikturoj Shkodrën e vjetër

schedule20:11 - 6 Prill, 2024

schedule 20:11 - 6 Prill, 2024

SHKODËR- Sapo hyn në oborr të shtëpisë të shfaqen mozaikët e punuar me mjeshtëri, që simbolizojnë Shkodrën dhe historinë e saj. Ndërsa shtëpia brenda herë i ngjan një galerie artesh e herë një muzeu. Hilmi Gavoçi është i apasionuar pas artit të pikturës, madje ai përdor teknika të ndryshme, edhe pse profesioni i tij nuk ka asnjë lidhje me pikturën.

“Kam mbaru shkollën ushtarake, kam qenë oficer ne ushtri”

Pasioni për pikturën për Hilmiun ka filluar qysh në fëmijëri madje ai rrëfen se si e ka zhvilluar vetë këtë pasion duke mos ndjekur mësime apo kurse të ndryshme.

E kam pas pasion qysh fëmijë. Qysh me ato kanatjeret e ekipeve te futbollit”

Hilmiu shprehet se pas viteve ’90-të pasionin ka filluar ta ushtrojë intensivisht, madje edhe punimet e tij ka nisur ti shesë.

” Tamam kam fillur në 90-tat,  sepse deri atëherë njerëzit s’kishin për ta blerë”, tha ai.

Në Itali pati mundësi për t’u perfeksionuar.

Ai nuk ka marrë asnjë lloj mësimi për pikturën dhe çdo gjë e ka bërë në mënyrë autodidakte. Realizon punime në pikturë, në pirroteknikë dhe me gdhendje. Madje për të parë si bëhen disa punime, shfrytëzon edhe rrjetet sociale.

” Unë kam natyrën q% kam qejf të provoj gjithçka. Unë vonë kam hyrë në Tik Tok, unë shoh vetëm punime që më kanë ngacmuar”, tha ai.

Hilmi Gavoçi është sinonimi i njeriut të apasionuar pas së bukurës dhe shtëpia e tij është edhe oazi ku ai kalon kohën duke pikturuar./ abcnews.al