Ish-universiteti privat kthehet në spital COVID-19, Rama: Spital i ri lufte për të garantuar mbrojtjen e të sëmurëve

schedule13:24 - 26 Mars, 2020

schedule 13:24 - 26 Mars, 2020

Kryeministri Edi Rama së bashku më Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka inspektuar ambientet e Spitalit për karantinë. Rama tha se spitali i ri është një mundësi që garanton “luftën” me pandeminë.

Godinat e ish-Universitetit privat “Kristal”, i cili u mbyll në vitin 2014, tashmë do të kthehen në spital për pacientët me koronavirus.

Gjithashtu Kryeministri tha se spitali është me rëndësi të përfundojë brenda 30 ditëve, ndërsa bëri thirrje që spitalet COVID-19 të mos kenë shumë ngarkesa.

“Sfida jonë është që brenda 30 do ta bëjmë spital, nuk kemi pse mbajmë në spitalin Infektiv njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët”, tha Rama.