Ish-sulmuesi i Gjermanisë trajner te Vllaznia, ja kur do zbarkojë në Shkodër

schedule16:57 - 5 Gusht, 2020

schedule 16:57 - 5 Gusht, 2020

Gjërat te Vllaznia po ndryshojnë për mirë. Alban Xhaferi është donatori i ri i klubit verior, teksa postin e drejtorit sportiv do e mbajë Matko Djarmati, një emër që ka luajtur në Superiore dhe e njeh mirë futbollin shqiptar.

Kroati, i cili i ka kaluar ditët e fundit me ekipin shkodran, do e nisë punën nga pankina dhe Vllaznia do të ketë një trajner gjerman. Ai është Thomas Brdaric, 45-vjeçari i cili ka provuar të luajë si sulmues në Bundesligë me skuadrat e Bayer Leverkusen, Stuttgart dhe Wolfsburg.

Ky i fundit provoi të luajë edhe me kombëtaren gjermane gjatë karrierës së tij. Tetë herë e mbajti veshur fanellën e katër herë kampionëve të botës, duke shënuar edhe një gol.

Brdaric ka nisur punën si trajner prej vitit 2009. Ai ka provuar disa aventura në futbollin gjerman, teksa ka drejtuar edhe Shkëndijën e Tetovës gjatë periudhës janar-maj të vitit 2017. Kroatin e presin në Shkodër, aty ku do të zbarkojë të enjten ose të premten. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!