Ish presidenti i Uruguajit tërhiqet nga politika: Covid-19 më detyroi të dorëzohem

schedule14:36 - 21 Tetor, 2020

schedule 14:36 - 21 Tetor, 2020

Ish presidenti uruguaian Jose Mujica ka lënë vendin e tij në senat dhe është tërhequr përfundimisht nga politika aktive. Pandemia e koronavirusit ka përshpejtuar vendimin e ish presidentit 85 vjeçar, i cili vuan nga një sëmundje imunitare.

Në një letër dërguar senatit ai shkruan se situata aktuale e detyron me shumë keqardhje për të dhënë dorëheqjen. Por ai shton se kjo nuk nënkupton se do të braktisë politikën por vetëm frontin e saj: Një lider është ai që i lë vendin atij që vjen prapa. Pandemia më detyroi të dorëzohem!

Më tej ai sqaron se si senator duhet të takohet e të flasë me njerëz dhe jo të qëndrojë në zyrë. Dhe për këtë arsye shëndeti i tij rrezikohet nga pleqëria dhe nga sëmundja. Ish luftëtar dhe i mësuar të flasë hapur, ish presidenti u bë i famshëm në të gjithë botën me aplikimin e masave progresiste në vendin latino-amerikan: aborti, martesa mes homoseksualëve dhe legalizimi i kanabisit./abcnews.al