Ish presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 17 vite burg për korrupsion

schedule13:16 - 29 Tetor, 2020

schedule 13:16 - 29 Tetor, 2020

Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut konfirmoi sot dënimin me 17 vite burg,  për ish-presidentin Lee Myung-bak, i shpallur fajtor për korrupsion dhe përvetësim dhe i kërkoi të paguajë një shumë prej 11,45 milionë dollarësh.

Lee, 78 vjeç, ish-president i Republikës nga 2008 në 2013, ka mohuar çdo akuzë.

Gjykata e Lartë sqaroi se ”nuk kemi zbuluar asnjë vlerësim të pasaktë në aktgjykimin e kontestuar”, në lidhje me faktet që çuan në dënimin për korrupsion dhe për shpërdorim të pushtetit.

Lee është presidenti i katërt i Koresë së Jugut që dënohet me burg në kohën e mbarimit të mandatit. Pas gjykimit në shkurt, Lee u la i lirë me kusht, në pritje të përgjigjes nga Gjykata e Lartë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!